Verbandsgemeinde Jockgrim
Hatzenbühl - Jockgrim - Neupotz - Rheinzabern

ZGJIDHNI KËSHILLIN KONSULENT PËR EMIGRACION DHE INTEGRIM MË 27 TETOR 2019!

DOWNLOAD FLYER

Çfarë janë Këshillat Konsulentë për Emigracion dhe Integrim?

Këshillat Konsulentë për Emigracion dhe Integrim janë organet të zgjedhura në mënyrë demokratike që përfaqësojnë interesat e njerëzve me sfond emigrimi në vendin e tyre. Ata zgjidhen për pesë vjet dhe janë organizata të specializuara për integrim në komunat e tyre.

Çfarë bëjnë Këshillat Konsulentë për mua?

  • Këshillat Konsulentë nxitin bashkëjetesën e barabartë për njerëzit me kombësi, kultura dhe fe të ndryshme dhe kontribuojnë në integrimin e emigrantëve të rinj.
  • Këshillat Konsulentë këshillojnë këshillat e komunës dhe të qytetit, asambletë e rrethit dhe administratat me temat dhe idetë e tyre. Në këtë mënyrë, ata ndikojnë mbi vendimet komunalo-politike rreth temave të emigracionit dhe integrimit.

Kujt i lejohet të zgjedhë Këshillat Konsulentë?

Të drejtë për votë kanë:

  • banorë*re të huaj/a dhe në këtë mënyrë edhe të ashtuquajturit persona me dy nënshtetësi si dhe pa shtetësi,
  • Të riatdhesuarit*et e vonë,
  • Personat e natyralizuar
  • dhe fëmijët e personave me të drejtë vote, të përmendur më lart, nëse janë të paktën 16 vjeç në ditën e votimit
    (datëlindja: 27.10.2003).

Personat me të drejtë vote duhet që deri më 27 korrik 2019 që në zonën e tyre të zgjedhjeve të jenë të regjistruar me rezidencën fillestare.

A mund të jem edhe vetë anëtar i Këshillit Konsulent?

Po! A dëshironi të lëvizni diçka në komunën tuaj? Angazhoheni si Këshillë Konsulent për Emigracion dhe Integrim!
Mund të kandidojnë banorë*e të një rrethi të landit, të një qyteti ose komune me ose pa sfond emigracioni dhe pavarësisht kombësisë nga viti i 16 i jetës.
Kandidatët*et e interesuar/a duhet që deri më 9 shtator 2019 të regjistrohen në një zyrë votimesh të komunës së tyre.

Keni pyetje në lidhje me votimin ose me kandidaturën?


Informohuni në beiratswahlen.agarp.de
Tel. 06131 - 638435 Email: agarpagarpde